×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Po bënte kamera të fshehtë, i riu qëllohet me armë zjarri

    Insajderi
    03 October 2023 - 13:03

    Një i ri, i cili po bënte një kamera të fshehtë për kanalin e tij në YouTube, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili nuk e duroi dot shakanë.

    Në video shihet se si 21-vjeçari Tanner Cook bezdis Alan Colie, duke i luajtur pranë fytyrës një frazë ofenduese me celular. Personi të cilit po i bëhej shakaja i thotë 3 herë të riut që ta lërë të qetë, por ai vazhdon me të tijën.

    Në këtë moment, Alan Colie nxjerr një pistoletë nga xhepi dhe e qëllon YouTuber-in në gjoks.

    Colie u arrestua, por, duke qenë se armën e kishte me leje, akuza për plagosje të rëndë u rrëzua, pasi ai tha se kishte qëlluar për vetëmbrojtje. Ai u shpall fajtor vetëm për të shtëna me armë zjarri brenda një godine ku kishte njerëz. Për këtë, ai rrezikon 10 vite burg.

    Nga ana tjetër, 21-vjeçari Cook kaloi disa ditë në reanimacion, por tashmë po rekuperohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark