×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po e trajtojmë vajzën Turqi, na vodhi mbi 1 mijë euro”, riaktivizohet mashtruesi i njohur nga Mali i Zi

    Insajderi
    21 November 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Vajza jonë e vogël është e sëmur, po trajtohet në Turqi”, është fjalia e e parë e familjares që lajmëroi në redaksinë e Insajderit për një rast mashtrimi. Edhe familja e saj, prindërit e vajzës së mitur, kanë rënë pre e një personi me nofkën “Nardi”. Vlera e dëmit është mbi 1 mijë euro. Ky nuk është rasti i parë që i njëjti dyshohet për mashtrim. Gazeta Insajderi, kishte raportuar edhe një vit më parë.

    “Nardi” apo Rinard Gjonbalaj, i ka shkruar në momentin më kritikë thotë R.H (emër i njohur për redaksinë) dhëndrit të saj.

    Nga presioni dhe nevoja  ai ka rënë pre, thotë ajo.

    “Qeky mashtrues me emrin Nardi i ka shkru në momentin më kritik dhëndrit tim, teksa po e trajton vajzën në Turqi, dhe duke pasë nevojë për të holla, ai ka rënë pre e tij  deri tash ia ka marrë mbi 1 mijë euro. Njëherë 500 tani 900”, ka shpjeguar ajo për Insajderin.

    “Po udhëzoma, të fundit screnshoot..”, “Po duhet me e shenu tjeret si krejt për punë të komisionit”, janë disa prej kërkesave të këtij personi që po dyshohet për mashtrim drejtuar babait të vajzës së sëmurë.

    Përmes platformës Viber, ai po dyshohet se ia ka marrë të dhënat e bankës dhe ka kryer grabitjen.

    Familjarja konfirmoi për Insajderin se llogaria bankare tashmë është bllokuar dhe për rastin do t’i drejtohen edhe policisë.

    Ndërkohë shtoi se nga i njëjti edhe vet ajo është kërcënuar përmes telefonit.

    “E kam telefonu 10 herë më në fund ma ka hap, kërkova shpjegim prej tij, ai mu kthye me kërcënime, kam me ta bë kështu ashtu, për krejt këto ka me u njoftu edhe polica”, tha e njëjta.

    “Neve arriti me na vjedh, ju lutem bëjeni me dije identitetin e tij të mos pësojnë edhe familjet tjera”, u shpreh R.H.

    Pjesë nga biseda:

    Gazeta ka provuar ta kontaktojë vet të dyshuarin në rast por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Por kush është Rinard Gjonbalaj?  

    Një vit më parë, Gazeta kishte raportuar për tjetër mashtrim të “Nardit”, që paraqitje me identitet të ndryshëm.

    “Pershendetje , shpresoj qe nuk po ju pengojmë , llogaria juaj bankare do te bllokohet pasiqe ka pasur tentim blerje online ne disa faqe te ndryshme(virtuale-virus) dhe kërkojmë nga ju qe ta verifikoni nese keni qene ju apo ndonje kush tjetër. Nardi Krasniqi Prishtine 1000” ky është mesazhi të cilin e pranonin disa qytetarë klient të njërës nga bankat në Kosovë.

    Rinard Krasniqi, është i riu me prejardhje nga Mali i Zi, i cili mashtrimin e qytetarëve nuk e bën për herë të parë, krejt çka e dallon me herët e kaluara është metoda e përdorur, shkruan Insajderi.

    Gjonbalaj jeton në Plavë të Malit të Zi dhe siç mësohet nga profili i tij në “Facebook” ai pasion ka programimin. Fushë kjo që i jep mundësi të keqpërdor të dhëna jo rrallë.

    Emrin e Rinard Gjonbalaj, të njohur edhe si Nard Gjonbalaj, disa nga qytetarët e kanë të njohur tash e sa vite.

    Ata thonë se i njëjti dyshohet se ka mashtruar persona të ndryshëm në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

    “Numri i Malit Zi, ky osht Nard Gjonbalaj merret me ksi sene t’liga prej 2015 sdi qysh se kan shti ne biruc polica hala, ma shume se 500 vetav jau ka lshu me ksi sene t’liga naper Kosove, Shqipri, Maqedoni e Mal t’Zi”, thotë komentuesi F.Ç., në grupin ‘Network Prishtina’ në Facebook.

    Edhe gazetari kosovar, Besart Galica kishte shkruar gjithashtu për të njëjtin person. Galica shkroi se Gjonbalaj është afërsisht 18 vjeç dhe bënë mashtrime me qytetarë shpesh, shkruan Insajderi.

    Gazetari kosovar kishte përmendur disa raste se si ai iu merr para qytetarëve.

    1. Kushdo që e publikon që i është vjedhë vetura, ky e kontakton dhe i mashtron se ai e ka veturën, dhe kërkon nga 300 deri në 450 euro para kinse për të ju treguar se ku është vetura! Paratë i merr ose me Money Gram, Western Union ose edhe me radio taxi”, shkruante gazetari.

    Ai shtoi se Gjonbalaj mashtron edhe qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendit.

    Kjo duke i kërkuar atyre shuma nga 200 ose 300 euro si povizion dhe duke i premtuar se kur t’i dërgojnë paratë në xhirollogaritë e tyre do të deponohen shuma të mëdha nga një donator.

    “Njerëzit që kërkojnë mjete për shërim. I kontakton dhe ju thotë që në emër të një donatori do t’i jepen shuma të mëdha, por fillimisht për t’i marrë ato para ju duhet të paguani një provizion 200, 300 euro”, shkruante tutje Galica në facebook.

    Ai dhe disa qytetarë pretendojnë se e kanë denoncuar Gjonbalajn në polici por për të njëjtin nuk është marrë asnjë masë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark