×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Po fliste për luftën në Gaza, deputetit turk i bie të fikët në parlament

    Insajderi
    13 December 2023 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në parlamentin turk ku deputeti i partisë Saadet Kocaeli, Hasan Bitmez, i ka rënë të fikët dhe është rrëzuar përtokë gjatë fjalimit të tij për buxhetin e Ministrisë së Jashtme.

    Sipas mediave të huaja, ndihma e parë Bitmezit, i cili goditi fort kokën në tokë, iu dha pranë foltores. Deputeti i partisë İYİ, Turhan Çömez, filloi t’i bënte masazh zemrës së Hasan Bitmez në vendin ku ishte rrëzuar. Teksa Bitmez po nxirrej nga salla me barelë, Çömez është parë duke vazhduar t’i bëjë masazh zemrës.

    Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili bëri një deklaratë për gjendjen e fundit të deputetit të partisë Saadet, i cili u dërgua në spital me autoambulancë, tha “zëvendësi ynë, i cili u intubua dhe u dërgua në spitalin e qytetit të Ankarasë, Bilkent, u dërgua menjëherë në angiografi. Pas angiografisë, atij iu vendos një pompë zemër-mushkëri dhe u dërgua në repartin e intensives”.

    Bitmez, i cili ishte diabetik dhe ka dy stenta në zemër, u dërgua në kujdesin intensiv pas një angiografie të bërë në spital. Ndërsa gjendja shëndetësore e Bitmez po keqësohej, ai po kritikonte politikën e qeverisë në lidhje me luftën izraelito-palestineze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark