Ajo mbante veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë. Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.
Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, ndoshta edhe një mesazh pak ‘ironik’.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.
“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.
Këtë koment, Arbana e ka postuar edhe në “Instastory” e krahas saj shkruan:
“Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.