×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Po ikte nga policia, qytetari ndalë veturën në mes të rrugës për ta kapur të dyshuarin – publikohen pamjet e këtij momenti

    Insajderi
    18 July 2023 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Tulsa, Oklahoma, kanë falënderuar një qytetar që asistoi ne kapjen e një personi të dyshuar.

    “I duam qytetarët dhe i falënderojmë për mbështetjen që e marrin nga ata, e ky është një rast që e përshkruan më së miri mbështetjen që e marrim nga ta”, u tha nga departamenti i policisë në Tulsa.

    Një polic që kishte të vendosur kamerën në uniformën e tij, shfaq momentin kur i vihet pas të dyshuarit Miguel Hernandez që po tentonte të ikte, transmeton Telegrafi.

    Ai fillimisht ishte ndalur nga policia derisa ishte i shoqëruar nga një femër, e kur filluan ta marrin në pyetje ai i gënjeu për identitetin.

    Në një moment filloi të vraponte dhe kështu ata iu vunë pas. Por një qytetar kur e pa situatën e tensionuar, ndali veturën në mes të rrugës për ta kapur të dyshuarin.

    Kalimtari i rastit arriti ta rrëzojë në tokë, duke i dhënë mjaftueshëm kohë policëve që iu vënë pas dhe e prangosën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark