×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po iu kërkohet gazetarëve raport ditor”, shpërthejnë ankesat në RTK

    Insajderi
    07 September 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fisnik Durguti, gazetar i RTK-së, ka thënë se Bordi i RTK-së po u kërkon raport ditor gazetarëve.

    Sipas tij RTK është bërë vend i eksperimenteve, teksa tha se në vend se të merren me përmirësimin e kushteve të punës ata po merren me thirrjet që bëjnë gazetarët gjatë ditës.

    “Jam duke e shikuar dhe lexuar “mendjendriturit e RTK-së” bordin.Njëmend bordi i kaluar,(disa) ishin vënë në interesa personale por që këso “perla” sikur te bordit të tashëm nuk kam pa askund!!!! Paramendoje duhet të shkruhet raport ditor me sa njerëz, bashkëbisedues ka komunikuar një gazetar!😳🤔“, shkroi ai.

    Durguti po ashtu në ”Facebook” shkroi se raporti i më i mirë i një gazetari duhet të jenë, kronikat, emisionet intervistat.

    Sigurisht doni të dini se edhe çka blejmënë treg (sallata, pemë, perime etj etj) mos ju intereson edhe kjo????!!!Po raporti më i mire i një gazetari është norma: kronikat, emisionet, dokumentaret, intervistat, etj etj. Këto do të duhen të jenë raporti i vetëm i gazetarit, madje as hyrje-daljet.RTK është bërë vend i eksperimenteve.Bravoo bre.Për besë ju e kompleksoni edhe atë ministrin japonez që deshi te bëjë vetëvrasje (apo bëri) vetëm pse trenat iu vonuan 1 minut në vit në tërë Japoninë“, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark