14:35 - 30 Shtator 2022

Shefi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka pranuar se në Kosovë kanë operuar tregtarë për shit-blerjen e energjisë gjatë periudhës së krizën energjetike në vend.

Fejzullahu i pyetur nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, Fejzullahu ka thënë se ka qenë të paktën një kompani që ka vepruar pa liçencë në Kosovë.

“A jeni në njohuri që kanë shërbyer kompani pa licencë në Kosovë? Sa kompani ka pasur, cilat janë ato dhe cili është dëmi?”, ka pyetur Shala.

“Nuk e di saktë sa është numri. Po, ka pasë. E kemi informatën që ka pasë. Si e kemi kuptuar, u kemi dërguar informatën të gjithëve dhe u kemi kërkuar që të licencohen në Kosovë”, ka thënë Fejzullahu.

I pyetur se cili ka qenë dëmi material e financiar që iu ka bërë Kosovës, Fejzullahu ka thënë se nu ke di saktësisht.

Operimi në tregun e Kosovës për shit-blerjen e energjisë pa licencë është e paligjshme dhe sanksionohet me ligjet në fuqi.