Mesfushori i Borussia Dortmundit, Emre Can ka marrë një ftesë të befasishme nga trajneri, Julian Nagelsmann.
Lojtari i Bayern Munchenit, Aleksandar Pavloviq ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungojë në ndeshjet e Euro-s 2024.
Lajmin e ka konfirmuar gazeta e njohur gjermane, BILD.de – me lojtarin e neutralizuar gjerman, i cili kishte bërë një super sezon me “Bavarezët”.
Vendin e Pavloviqit pritet ta zë Emre Can, i cili ishte duke i kaluar pushimet në qytetin kosovar, Ferizaj së bashku me bashkëlojtarin e tij, Karim Adeyemi.