×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po luftojnë për të kaluar pragun”- Gërvalla partinë e vetë 0.8 %, thotë se nuk e merr seriozisht koalicionin AAK-NISMA

    Insajderi
    22 January 2024 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësja e partisë së Listës “Guxo”, Donika Gërvalla e cila njëherit mban edhe pozitën e kryediplomates në Qeverinë Kurti ka ‘përqeshur’ koalicionin e fundit mes AAK’së dhe Nismës.

    Ndonjëse partia që ajo i përket në sondazhin e fundit u tha se nuk do arrijë as 1% të votave, Gërvalla i quan parti të vogla Nismën e AAK’në, shkruna Gazeta Insajderi.

    Sipas saj, ky koalicion është bërë për të kaluar pragun zgjedhor.

    Gërvalla thotë se këto parti po përpiqen të bëhen të mëdha duke qenë të vegjël.

    Partitë të cilat e dinë që në zgjedhjet e ardhshme do të luftojnë për të kaluar pragun natyrisht që përpiqen duke qenë të vegjël të bëhen të mëdhenj që të realizohet ai 5 për qindshi. Nuk i marr seriozisht këto koalicione sepse nuk  kanë për t’iu ndihmuar atyre partive politike”, ka thënë ajo.

    Kujtojmë se Lista Guxo e cila tani është në koalicion me Vetëvendosjen në statistikat e fundit arrin vetëm 0.8%./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark