×
  • Sport
  • Sport

    “Po na pushtojnë emigrantët shqiptarë” – Edi Rama i përgjigjet Sekretares britanike me videon e Armando Brojës

    Insajderi
    03 November 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj sërish deklaratave të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, se vendi i tyre po pushtohet nga emigrantët në shqiptar.

    Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka shpërndarë një video të futbollistit të Chelseat, Armando Broja, si shembullin e emigrantëve shqiptarë që me punën e tyre arrijnë në majat më të larta të sportit.

    “Krenar per ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet”, shkruan Rama./Panorama

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark