×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po provoni të gjeni arsyet e dështimit të Speciales nëpër shtëpitë tona” – reagon ish-këshilltari i Thaçit

    Insajderi
    31 October 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale është duke i vazhduar aksionet nëpër lokacionet të ndryshime në kryeqytet. Cak po dalin të jenë ish-këshilltarët e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    Përderisa dje u bastisën vendbanimet e dy ish-këshilltarëve, Blerim Shala e Bashkim Smakaj, sot cak ishte një tjetër këshilltar, Artan Behramaj.

    Ndaj këtyre bastisjeve të gjykatës ka reaguar ish-këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

    Behramaj, të cilit poashut iu ishte bastisur banesa përmes një shkrimi në Facebook, këto veprime i ka cilësuar si të paprecedentë.

    “Është vërtet e paprecedent kjo qasje. Është e pabesueshme sesi përndjekja po shihet si drejtësi nga kjo prokurori, e cila as që mërzitet për të drejtat e njeriut!“, shkroi ai përcjell Insajderi.

    Postimi i plotë i Behramajt:

    Stafi i zellshëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, po provon t’i gjejë arsyet e dështimit të tyre nëpër shtëpitë tona.

    Dje shkuan te Bashkimi e Blerimi, sot tek Artani. Të gjithë këta, para se të ishin këshilltarë të presidentit, janë njerëz të dëshmuar në jetën publike dhe institucionale të shtetndërtimit të Kosovës, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare.

    Bastisja e sotme tek Artani është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë dhe përpjekje për ta shurdhuar çdo zë kritik.

    Është vërtet e paprecedent kjo qasje. Është e pabesueshme sesi përndjekja po shihet si drejtësi nga kjo prokurori, e cila as që mërzitet për të drejtat e njeriut!

    Nëse sjellja e kësaj prokurorie është reflektim i vlerave perëndimore për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, atëherë është tejet e dhimbshme ku qenkan katandisur këto vlera. Në të kundërtën, kjo sjellje nuk do të duhej të tolerohej as nga ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Kosovë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark