×
  • Sport
  • Sport

    Po shkakton probleme te Atletico, Diego Simeone e godet yllin e klubit me deklaratën e tij të fundit

    Insajderi
    26 July 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E ardhmja e sulmuesi portugez Joao Felix vazhdon të jetë ende e paqartë pas rikthimit te Atletico Madrid.

    Sulmuesi portugez ishte i huazuar te Chelsea në gjashtë muajt e fundit, por ai u rikthye në Madrid pasi londinezët nuk vendosët për blerjen përfundimtare të tij.

    Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone nuk llogarit në shërbimet e lojtarit dhe ai ditë më parë dha një deklaratë që nuk i ka pëlqyer fare teknikut argjentinas.

    Joao Felix deklaroi publikisht se do të dëshironte të transferohej te Barcelona, pasi gjithmonë kishte ëndërruar të luante në Camp Nou.

    Kaq ka mjaftuar se Simeone ta godet në një deklaratë atë duke thënë se duhet të ketë më shumë respekt për klubin.

    “Askush nuk është mbi klubin. Ne duhet të japim gjithmonë më të mirën tonë. Kur vjen tek Atletico, këtu janë disa vlera që duhen marrë parasysh. Si respekti, përulësia dhe përkushtimi”, tha Simeone.

    Felix nuk ka të ardhme te Atletico, derisa klubi kryeqytetas spanjoll po shikon të gjej një blerës për shitjen përfundimtare të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark