×
  • Lajme
  • Insajderi

    Po shkonin t’i “qëronin hesapet” në shkollë – Policia arreston 11 nxënës të armatosur në Prishtinë

    Insajderi
    15 November 2022 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt mes nxënësve të dy shkollave në kryeqytet. Ata kishin lënë takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje, por që Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 11 persona.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet”

    Ahmeti ka theksuar se pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave. 

    “Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit. Vlerësojmë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, ka thënë Ahmeti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark