×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Po voziste mbi 130 km/h, policia e ia merr patentë shoferin dhe e dënon me 500 euro

    Insajderi
    12 February 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës 25-vjeçar është dënuar nga Policia e Kosovës me 500 euro dhe me heqje të patentë shoferit për një vjet.

    Sipas policisë krejt kjo ka ardhur pasi që i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar që sipas tyre ishte 50 km/h, ndërsa i dënuari ka vozitur 131 km/h.

    Njoftimi i plotë:

    Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 11:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark