×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Polica kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen 39 vjeçares nga Drenasi

    Insajderi
    02 November 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për gjetjen e një gruaja nga Drenasi, shkruan Insajderi.

    Shqipe Zekaj, 39 vjeçare ka që 6 ditë që është zhdukur dhe askush nuk di për fatin e saj.

    Si rrjedhojë, policia ka publikuar fotografinë e saj dhe po bashkëpunim me qytetarët.

    “Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Me datë 27.10.2023, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

    Bëhet fjalë për personin, Shqipe Zekaj lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.
    Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

    -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
    -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
    -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
    -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

    Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

    Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark