×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Policë të EULEX-it shihen duke hyrë në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    07 November 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarë të policisë së EULEX-it vërehen duke hyrë dhe dalë nga stacioni i Policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre.

    KosovaPress raporton se dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë ditës së sotme, me orare të ndryshme.

    Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot, por nëpër stacionet e këtyre komunave.

    Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

    Kujtojmë se deri tek suspendimi i këtij të fundit erdhi pasi i njëjti ka refuzuar të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark