×
  • Lajme
  • Aktuale

    ​Polici i Kosovës kërkon 50 euro ryshfet për t’ia kthyer qytetarit librezën e qarkullimit

    Insajderi
    01 May 2022 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar policor është dërguar në mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Kurse, një qytetar i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”, është procedoceduar në procedurë të rregullt, transmeton Insajderi.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes rrugëve operative është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022, në udhëkryqin e rrugës “Lidhja e Prizrenit”, afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 euro (pesëdhjetë eurove) nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit) në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit. Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit, intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”, është procedoceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, hetuesit e IPK-së dje kanë dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qytetarit për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark