×
  • Lajme
  • Insajderi

    Polici në Podujevë e ngacmon seksualisht mjeken e QKMF`së – Inspektorati ia ndërron vendin e punës

    Insajderi
    02 August 2022 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar policor dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një mjeke të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, të premten e 22 korrikut.

    I njëjti dyshohet se e mbajti të mbyllur me forcë brenda zyrës së saj, mjeken e QKMF-në.

    Rasti për Gazetën Insajderi është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se rasti është raportuar me 22 korrik, për një ngacmim që ishte bërë nga një zyrtar policor.

    “Duke ju referuar kërkesēs suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht  Departament i Hetimeve me datë 22.07.2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se një qytetar ka raportuar një rast të ngacmimit ndërsa i dyshuar në këtë rast ishte një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Podujevë – DRP Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Insajderit.

    Pas raportimit të rastit, Inspektorati policor kishte nisur hetimet ndaj zyrtarit policior të Podujevës.

    “Me të pranuar njoftimin e lartcekur, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në kuadër të autorizimeve ligjore  dhe konsultave me prokurorin kompetent”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

    Një raporti informues për rastin e ngacmimit seksual ndaj mjekës, i ishte përcjellur edhe prokurorisë.

    Por, sipas udhëzimeve të Prokurorisë rasti ka përfunduar vetëm me masë dispilinore ndaj zyrtar policior.

    “Pas këtyre veprimeve, IPK ka përcjellë në prokurori një raport informues dhe sipas udhëzimeve nga prokuroria, në mungesë të elementeve të veprës penale i njëjti rast do të procedohet në Drejtorinë për hetim të brendshëm të Policisë së Kosovës, për hetim të mëtejmë administrativ/disiplinor”, thuhet më tej në përgjigjet e IPK-së.

    Kështu, zyrtari policior si masë ndëshikimi lidhur me ngacmimin e mjekës kishte marrë vetëm ndërrimin e vendit të punës.

    Ai është transferuar nga Stacionin Policor i Podujevës, në stacionin Qendra në Prishtinë.

    Kështu ka kofirmuar për Insajderin, togerja Antigona Çitaku.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe Drejtorin e Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu për ta pyetur lidhur me rastin.

    I njëjti tha se nuk ka qenë i informuar për rastin, ku një mjekët e departamentit që ai e udhëheq është ngacmuar seksualisht.

    Madje, sipas tij ky rast nuk është nën kompetencat e tij, por të prokurorisw e inspektoratit.

    “Nuk jam adresë unë për këto sene, është policia, prokuroria, inspektorati. Jo jo, nuk kam qenë i informuar. Çka kam lidhje unë me këtë punë”, tha Veliu për Insajderin.

    Në fund, Veliu u shpreh se e dënon ashpër ngacmimin ndaj mjekës.

    “Unë e dënoj rastin ashpër, jo vetëm për personelin mjekësor por edhe po t’i ndodhte një qytetari të Podujevës”, tha Veliu për Insajderin.

    Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se zyrtari që ngacmoi mjeken është Ilaz Fejzullahu./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark