×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Policia arreston avokaten për keqpërdorim të besimit, nuk ia transferoi 16 mijë euro klientit të saj

    Insajderi
    05 September 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një avokate nga Prishtina, me inicialet E.S., është arrestuar të hënën nën dyshimin për keqpërdorim të besimit.

    Ajo dyshohet se nuk ia transferoi 16 mijë euro klientit të saj, të cilat i takonin atij si kompensim nga një kompani e sigurimeve.

    Paratë që ishin dedikuar për klientin, lidhur me aksidentin që i kishte ndodhur në vitin 2012, ajo dyshohet i kishte pranuar më 2020 dhe nuk ia kishte transferuar klientit të saj.

    “Me datë 01.10.2020 kompania e sigurimeve kishte bërë transferin e parave rreth gjashtëmbëdhjetë (16) mijë eurove në llogari të një përfaqësuesi ligjor, mirëpo ekziston dyshimi se përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, për arsye ende të panjohura nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore, ose i kishte keqpërdorur autorizimet me qëllim që vetes, apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, apo t’i shkaktojë dëm personit që ka përfaqësuar”, thuhet në një njoftim të policisë.

    E dyshuara është arrestuar të martën dhe ndodhet në ndalim për 48 orë.

    “Me datën 04.09.2023, përfaqësuesi ligjor është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, është informuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me Aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga gjykatësi i Procedurës Paraprake nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Keqpërdorim i besimit’’’, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark