×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arrin në çerdhen “Gëzimi Ynë”, aty ku po dyshohet se u dhunua një 3 vjeçar – Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    19 September 2023 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë i moshës tre vjeçare është rrahur nga edukatorja në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

    Ekipi i Insajderit qysh nga orët e hershme të mëngjesit ndodhet para çerdhes. Nga atje, gazetarja ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës e Inspektorët e Arsimit.

    Të njëjtit tashmë sipas gazetares janë duke e hetuar rastin dhe ndodhen brenda çerdhes.

    Ndërkohë ka qenë familjari i trevjeçarit ai që ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike.

    Fatos Geci që besohet të jetë daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit.

    Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori i Arsimit atje, Fatlum Berisha por i njëjti ka qenë i paçasshëm.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark