×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia bastis një objekt në Zveçan

    Insajderi
    30 January 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ka gjetur disa thasë që ishin të mbushur me rerë sot në Zveçan.

    Këta thasë ishin përdorë më parë si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe në hyrje të Zveçanit.

    Ndërsa dyshohet se të njëjtit do të përdoreshin përsëri në të ardhmen.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

    “Kemi pasur informacione dhe kemi pranuar sërish informacione se në një objekt mund të ketë thasë të mbushur me zallë që janë përdorur në të kaluarën si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe te hyrja në Zveçan. Janë tërheqë këta thasë dhe kemi pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish në të ardhmen”, tha Elshani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark