Policia e Kosovës ka zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxhës.
Mëngjesin e sotëm, hetuesit e krimeve ekonomike janë duke e bastisur shtëpinë e ish-kryeshefit ekzekutiv të NPB’së.
Gazeta Insajderi mëson nga burimet e veta se aksioni ka të bëj me projektin për ndërtimin e përbashkët në vlerë prej 120 milionë.
Sipas burimit, dyshohet se në këtë projekt janë të përfshira tri kompani private që lidhen me keqpërdorime në procesin e ndërtimit të objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.
Aksionin e policisë për bastisje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Mundem me ua konfirmu se Policia po zhvillon operacione të ndara për çështje të ndryshme. Pas përfundimit dalim me një njoftim”, tha Krasniqi.