×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia del me njoftim për keqtrajtimin e fëmijës në Fushë-Kosovë

    Insajderi
    19 September 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë rreth rastit në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosov ky dyshohet një fëmijë është rrahur nga edukatoret në çerdhe.

    Policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimi.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është informuar lidhur me shqetësimet e ngritura në publik pas pamjeve të publikuara ndërlidhur me pretendimet për sjellje të papërshtatshme, në kundërshtim me etiken, apo me nuanca dhune, nga ana e disa edukatoreve në një kopsht fëmijësh në Fushë Kosovë.

    Pas publikimit të pamjeve të tilla ne kemi marrë seriozisht pretendimet e ngritura dhe menjëherë kemi filluar një hetim preliminar për çështjen”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, zyrtarët janë duke mbledhur provat dhe duke intervistuar personat që kanë mundur të jenë të implikuar në rast.

    “Aktualisht zyrtarët policor po vijojnë punën për mbledhjen e të gjitha provave që janë të arritshme, intervistimin e personave që në çfarëdo rrethane dhe çfarëdo cilësie kanë mundur të jenë të implikuar në rast, po shqyrtohen raportet mjekësore, pamjet e publikuara si dhe po analizohen ato.” – thuhet tutje në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark