×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia del me rekomandim për mergimtarët që po largohen nga Kosova përmes pikave kufitare

    Insajderi
    04 January 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dalë me një rekomandim për mërgimtarët që po hasin në pritje të gjata për të dalë nga Kosova.

    Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka pritje deri në tre orë në Merdar për të dalur nga Kosova, duke shkaktuar kështu kolona mjaft të gjata.

    Lidhur me këtë, Policia ka sygjeruar që shoferët të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

    Njoftimi i plotë:

    Bazuar në informacionet që kemi nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata.

    Në orët e pasdites në pikë kalimin kufitar në Merdar në Hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në Dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë.

    Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark