×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia demanton shefin e Kabinetit të Presidentes: Nuk janë djegë tri vetura në veri, por dy

    Insajderi
    15 April 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se nuk janë djegë tri vetura në Leshak, por dy.

    “Rasti ka ndodh rreth orës 2 të mëngjesit në Leshak, janë djegë dy vetura pjesërisht, dyshohet nga zjarrëvënia”, ka thënë Elshani për Gazetën Insajderi.

    Ai tutje ka njoftuar se veturat që janë dëmtuar nuk kanë pasur targa RKS.

    “Policia dhe Forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke u merr me rastin”, tha tutje Elashani për Gazetën Insajderi.

    Ndryshe, pak më herët, Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes, ka thënë se janë djegur edhe tri makinave në veri të vendit.

    “Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”, ka shkruar Vela në cicërimën e tij në Twitter, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë”, ka shkruar Vela.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark