Gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj – Dukagjini në krye me Mervan Bejtullahun, janë intervistuar nga Policia e Ferizajt.
Pritet të intervistohen edhe disa persona të tjerë, lojtarë dhe zyrtarë të të dyja klubeve.
Ndeshja Ferizaj – Dukagjini, dyshohet se ishte e kurdisur dhe po hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj.
Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes me një gol që u komentua jashtëzakonisht shumë, duke e siguruar barazhin dhe duke shpëtuar nga rënia.