×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës arreston 41-vjeçarin me urdhërarrest nga INTERPOL’i

    Insajderi
    30 April 2024 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovë ka arrestuar A.H, shtetas nga Maqedonia e Veriut me urdhërarrest ndërkombëtar.

    “Me datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “Trafikim me Narkotik”.

    Me urdhër të Prokurorit kompetent, ndaj të njejtit do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij.

    Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë edhe fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark