×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e Kosovës deklarohet për arrestimin e Fjolla Morinës

    Insajderi
    19 July 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Fjolla Morina është prangosur nga Policia e Kosovës sot në Prishtinë, pas disa muajsh qëndrimi në arrati. E njëjta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë.

    Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express, duke cekur urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, nga autoritetet shqiptare.

    “Në bazë të urdhër arrestit  ndërkombëtar të lëshuar  nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2021 në Prishtinë  nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

    Mbi këngëtaren rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

    Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

    Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës, deri sot kur edhe u arrestua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark