×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës konfiskon mall të kontrabanduar në vlerë mbi 44 mijë euro

    Insajderi
    02 June 2023 - 10:09

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mall në vlerë prej 44 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Policia ka ndaluar automjetin me të dyshuarin me iniciale I. B., gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1634 (një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet policore mbi luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, po vazhdon me kryerjen e detyrave, duke parandaluar kështu edhe një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë të konsiderueshme.

    Me datën 01.06.2023 rreth orës 21:10 njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-lindje-Kaçanik, ka identifikuar një automjet me targa vendore i cili ishte duke ardhur nga fshati Tanushë-Republika e Maqedonisë së Veriut në drejtim të fshatit Debëlldeh-RKS.

    Njësia e lartcekur në rrugën Debëlldeh-Binqë pasi e ka sinjalizuar për ndalje automjetin e dyshuar, personi i dyshuar/drejtuesi i mjetit, ka tentuar që të kthehet mbrapa në drejtimin nga fshati Debëlldeh –Tanushë.

    Njësitë policore, pasi kanë ndaluar automjetin e dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale I. B., gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1634 (një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa malli dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

    olici

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark