×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e Kosovës ndali veturën me targa të huaja, konfiskoi qese me substanca narkotike- arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    20 October 2022 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës gjatë mbajtjes së një pike kontrolli ka ndaluar veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit kanë konfiskuar katër qese me substanca narkotike me peshë prej 35 gramëve.

    Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, është marrë urdhër që të njëjtit t’i bastiset edhe shtëpia, me ç’rast i janë gjetur edhe pistoletë me karikator, fishekë dhe sasi e dyshuar e marihuanës.

    I dyshuari poashtu kishte pasur të mbjellura edhe 6 bimë të llojit kanabis.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh për të dyshuarin.

    Njoftimi i policisë më poshtë:

    Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve; Me datë 19.10.2022, Policia e Kosovës gjatë mbajtjes së një pike kontrolli ka ndaluar veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur katër qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë prej 35gram. Në konsultim me GjPP është marrë urdhër verbal për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë në vijim: Një pistoletë me karikator, gjashtë fishekë, sasi e dyshuar e marihuanës me peshë rreth 708 gram, sasi e dyshuar e marihuanës me peshe rreth 902 gram, sasi e dyshuar e marihuanë me peshë rreth 163 gram (gjithësej 1.8kg substancë narkotike e llojit marihuanë), vetura e përfshirë në rast, një telefon mobil si dhe 6 bimë të mbjellura të dyshuara të llojit Kanabis. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i kompetent i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh“.

    Ndryshe, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të krimit, si dhe dukurive tjera negative, Policia e Kosovës përmes departamentit të hetimeve dhe departamentit kufitar realizoi disa operacione të suksesshme policore në rajonin e Mitrovicës – Veri dhe të rajonit të Prishtinës, ku në tri raste të ndara arrestoi 14 persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark