×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Policia e Kosovës nuk e kishte vëmendjen e duhur për Ardijan Gjurajn”

    Insajderi
    12 March 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi ka folur për grupin prej 5 personave në krye të cilit qëndron Ardijan Gjuraj, të njëjtit po akuzohen nga Prokuroria Speciale për përgatitje të veprave terroriste.

    Elezi në InDoks është shprehur i habitur me veprimet e Policisë së Kosovë përkatësisht Drejtorisë për Terrorizëm, duke thënë se nuk e kanë pasur vëmendjen e duhur për Gjurajn.

    Madje Elezi shprehet se deri tek arrestimi i tij Policia erdhën për shkak ndihmës që ai iu kishte ofruar meqë kishte vite që po e përcjellte këtë grup.

    Në fakt, do të tregojë edhe një rast shumë interesant, se në atë rast Policia e Kosovës ka shkuar edhe më tutje duke e bërë një veprim me të cilin kishte njoftuar edhe institucionet tjera jashtë Republikës së Kosovës, se unë personalisht kisha informacione për Ardijan Gjurajn dhe se me Ardian Gjuraj në bazë të detajeve që ne i kemi për hulumtimi pa cenu ligjet e Kosovës, kishim ardhë deri tek informacionet e tilla”.

    “Kujtojë që prej Policisë kishte shkuar një shkresë tek një institucion tejet i rëndësishëm në SHBA. Që gjoja se me çështjen në fjalë ishim duke u marrë dhe ishin të befasuar se si ne kishim një informacion të tillë”

    “Në atë kohë nuk pashë që Policia e Kosovës, kishte një vëmendje të shtuar për Ardian Gjurajn, në fakt e dinin për shkak të kaluarës së tij sepse ishte arrestuar e liruar dhe mund të themi të ishte lënë për vepruar edhe njëherë ngase ndoshta me dije apo dije të tyre ishte konsideruar person me rrezikshmëri jo aq të lartë”.

    Në fakt dikun afër 1 vjet para se Ardijan Gjuraj të arrestohej e kisha një rast ku kisha bisedu me Policën e Kosovës, Drejtorinë e Terrorizmit në lidhje me aktivitetet e Ardian Gjurajt, ata nuk kishin qenë në dijeni absolutisht, të paktën ashtu e kuptova unë dhe bashkëbiseduam për çështjen në fjalë dhe madje më kujtohet që ata kërkuan edhe disa të dhëna që I posedoja në telefonin tim apo në pajisjet e mija, për të parë se për çka vërtetë bëhet fjalë”, tha ai në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Emisioni i plotë: A u parandaluan sulme terroriste në Kosovë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark