×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës pajiset me çizme të reja, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    15 January 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Njësive Patrulluese në kryeqytet janë pajisur me çizme të reja, përcjell Insajderi.

    Gazeta Insajderi kishte mësuar se policët që janë në patrullë, janë pajisur me çizme të reja nga firma e njohur ‘Haix’.

    Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri.

    Stacionet policore në Prishtinë kanë marr çizme të reja për njësitë patrulluese”, tha shkurt Zeqiri për Insajderin duke mos dhënë më shumë detaje.

    Shumë shpejt pritet që edhe pjesëtarët tjerë të PK të pajisen me çizme të reja pasi është dhënë tenderi për blerjen e tyre në dhjetor të 2023’tës.

    Tenderi që peshon 263 mijë euro është nënshkruar më 14 dhjetor me kompaninë vendase “Solid”.

    Sipas tenderit, policët e Policisë së Kosovës do furnizohen me këpucë standarde policore.

    Ato do të punohen nga ndërrmarrja vendore për prodhimin e këpucëve “Solid”, kompani kjo e cila e ka bazën në Suharekë.

    Raportimet e Insajderit për çizmet e policëve:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark