×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës po kryen kontrolle në Banjskë të Zveçanit

    Insajderi
    05 January 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës është duke kryer kontrolle në Banjskë të Zveçanit.

    Kështu konfirmoi për Insajderi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Ai shtoi se kjo po bëhet për të verifikuar nëse ka ndonjë pajisje të dyshimtë.

    Jemi duke verfiku terrenin për pajisje, armë apo diçka të dyshimtë në zonë”, tha ai.

    Orë më parë, Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Banjskë të Mitrovicës ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

    Nuk ka persona të arrestuar lidhur me këto sekuestrime.

    “Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark