![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke u merr me rastin e helmimit të 26 personave në Qendrën e Numërimit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Gazetën Insajderi se për momentin ekipet e policisë janë në vend ngjarje duke u marr me rastin.
“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka thënë shkurt Hoxha për Insajderin.
Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit.