Dy futbollistë të Premier League janë arrestuar nën dyshimin për përdhunim.
Siç raporton gazeta britanike ‘The Sun’, policët u futën në stadiumin e klubit këtë fundjavë, përcjell Gazeta Insajderi.
Një prej lojtarëve, 19 vjeç, po dyshohet për sulm, ndihmë dhe nxitje përdhunimi.
Burimet e mediumit thanë se ai u lejua të largohej nga stadiumi pas një interviste të shkurtër përpara se të arrestohej zyrtarisht.
Lojtari e kaloi natën në qeli dhe më vonë u intervistua nga policia.
Shoku i tij i skuadrës, gjithashtu 19 vjeçar, u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nën dyshimin për përdhunim.
Mbrëmë, policia konfirmoi se lojtarët janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Përdhunimi dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Viktima dyshohet se kontaktoi policinë disa orë më vonë dhe paraqiti një ankesë zyrtare. /Insajderi.org/