×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia godet “Call Center-in” në Prishtinë – këta janë 14 të arrestuarit

    Insajderi
    08 November 2022 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në aksionin kundër qendrave të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ që u zhvillua me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, u kryen bastisje në disa lokacione të cilat rezultuan me arrestimin e 14 personave të dyshuar dhe sekuestrimin e disa provave materiale.

    Të arrestuarit, dyshohen për veprat penale ‘Hyrja në sisteme kompjuterike’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Shpëlarja e parave’. Listës së të arrestuarve i prin i dyshuari kryesor, i cili është shtetas izraelit, teksa në mesin e tyre janë edhe një numër i madh i shtetasve kosovarë.

    Omer Tene, Kujtim Islamaj, Ilir Kadishani, Bindi Balidemaj, Artan Ademaj, Joana Llapi, Vildane Kosumi, Dibran Morina, Albion Selmanaj, Lauresa Hoxha, Altin Gashi, Lirie Gegaj, Enesa Tene dhe Marigona Pepiqi, janë emërat e 14 të arrestuarve.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se ky hetim disa mujor është bërë në bashkëpunim edhe me Autoritetet Gjermane.

    Po ashtu, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme:

    – 2 vetura;

    – 167 kompjuter desktop;

    – 3 kompjuter laptop;

    – 21 telefona mobil;

    – 2 DVR;

    – 2 HDD;

    – 2 USB memorie;

    – Dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 personat e arrestuar dërgohen në mbajtje prej 48 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark