×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia ia publikon fotografinë – kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

    Insajderi
    04 January 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi që dyshohet për veprën penale “kanosje”, shkruan Insajderi.

    I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale me 30 dhjetor në rrugën “Willian Woker” në Prizren.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Prizren, 04 Janar 2024

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi është:

    • Personi kërkohet , për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhe me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

    – E-mail adresa: [email protected]

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark