×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policia japoneze: Pati lëshime në sigurimin e Abes 

    Insajderi
    09 July 2022 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pati lëshime në sigurimin e ish-kryeministrit japonez, Shinxo Abe, i cili u vra gjatë një tubimi parazgjedhor, deklaroi sot shefi i policisë lokale Tomoaki Onizuka.

    “Mendoj se është e pakontestueshme se ka pasur probleme me masat e sigurimit të ish-kryeministrit Abe”, deklaroi në konferencl për shtyp shefi i policisë së prefekturës së qytetit Nara.

    Ai premtoi se do t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për hetimin.

    megjithatë, Onizuka nuk tha për cilat lëshime konkrete bëhet fjalë.

    Abe u qëllua nga një sulmues gjatë fjalimit në Nara, pas çka u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë, Policia e arrestoi sulmuesin, i cili e pranoi fajin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark