×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje nga rasti në Mitrovicë, dhjetë nga të helmuarit janë nxënës

    Insajderi
    07 October 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se në mesin e 30 personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Mitrovicë, 10 janë nxënës.

    Nxënësit janë liruar nga spitali, derisa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

    “Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raport.

    Për këtë rast, ka reaguar mbrëmë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Sipas AUV, në qytetin e Mitrovicës 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një dyqan të përgatitjes së ushqimit të shpejtë.

    Në njoftim thuhet se Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës. Ata fillimisht kanë vizituar pacientët në Emergjencën e Mitrovicës nga të cilët kanë marrë edhe emrin e restorantit ku janë shërbyer me ushqim.

    Nga informacionet e marra nga të helmuarit, është mësuar se operatori ekonomik ku kanë marrë ushqim ka qenë “On Top Food” në qytetin e Mitrovicës.

    Sipas AUV, është ndaluar menjëherë puna e këtij ‘fast food’ dhe se gjendja higjieniko-sanitare në momentin e inspektimit s’ka qenë e mirë.

    Në komunikatë tregohet se janë marrë mostrat në ambientet e përgatitjes, duart e kuzhinierit dhe në produktet që kanë ofruar dhe se lokali do të mbetet i mbyllur deri në nxjerrjen e analizave finale.

    Ndërkohë është paralajmëruar se ndaj këtij operatori do të ndërmerren të gjitha masat në bazë të të gjeturave përfundimtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark