×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Drenas ku vdiq një grua

    Insajderi
    22 August 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit

    Sipas policisë, gruaja që ka vdekur ka qenë pasagjere në veturë.

    Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare.

    Raporti i plotë:

    “Fsh. Qikatovë e Vjetër, Drenas  21.08.2023 – 12:10. Është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar  pasagjerja femër kosovare, po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark