×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia jep detaje për aksidentin në Komoran

    Insajderi
    24 April 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i zinxhirorë ka ndodhur në udhëkryqin e Komoranit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani derisa shtoi se dy persona kanë mbetur të lënduar.

    Në aksident janë përfshirë tri automjete.


    “Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura”, konfirmoi Kelani.

    “Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”.

    Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin, tha Kelani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark