×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për aksidentin që la të vdekur një person në Veternik

    Insajderi
    10 March 2023 - 15:33

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rrugës për Veternik, një këmbësor është goditur për vdekje nga automjeti në lëvizje.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

    “Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, konfirmoi ajo.

    Zëdhënësja bëri me dije se policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

    Insajderi iu sjell pamjet nga aksidenti:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark