×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për lëndimin e minatorëve: Ka shpërthyer një cisternë me acid

    Insajderi
    18 January 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka thënë detaje për lëndimin e minatorëve gjatë ditës së djeshme me acid në Minierën e Trepçës.

    Sipas raportit policor rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.

    Tutje thuhet se janë lënduar 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.

    Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark