Insajderi
Insajderi

Policia jep detaje për shpërthimin e një granate dore në Prishtinë

Insajderi
22 June 2022 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për shpërthimin e një granate dore në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një granatë dore ka shpërthyer sot në orët e para të mëngjesit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje nga rasti për Gazetën Insajderi.

Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes.

Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark