×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për zhdukjen e familjes së mërgimtarit në Drenas

    Insajderi
    01 September 2023 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka thënë se kanë informacione se janë kontaktuar personat që nga familjarët e tyre u raportuar të zhdukur në Drenas.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

    “Kemi informacione që janë kontaktuar personat e raportuar nga familjarët, jemi duke kryer procedurat e nevojshme të verifikimeve të informacioneve si dhe dokumentimin e tyre para se të procedojmë rastin më tutje”, tha Ahmeti.

    Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, të premten, thuhet se një person kishte raportuar se vëllai dhe e gjithë familja që kishin ardhur për pushime në Kosovë, janë zhdukur.

    “Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark