×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia kërkon ndihmë – lajmëroni nëse e shihni këtë person

    Insajderi
    20 September 2022 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi, i cili po dyshohet për veprën penale zjarrvënie, shkruan Insajderi.

    Policia po ashtu i ka bashkangjitur njoftimin edhe një fotot të Ridvan Sylës.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’,E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, bëhet thirrje nga policia.

    Policia siguron se të dhënat e qytetarëve do të do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetaret dhe mediat. “, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark