×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një gruaje (foto)

    Insajderi
    21 October 2022 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës është raportuar e zhdukur që 19 ditë.

    Ishte bashkëshorti i saj ai i cili e lajmëroi këtë rast të zhdukjes së gruas se tij.

    Për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 02 Tetor në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

    Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e gruar në fjalë.

    “Emine (Asip) Berisha , lindur me datë 09.06.1992 nga Samadraxha, Suharekë , Republika e Kosovës, për here të fundit është parë nga familjarët e saj me datë 02 Tetor 2022 në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të. Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark