×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon suspendimin e policëve që nuk e kontrolluan Grabovcin

    Insajderi
    14 September 2016 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mos kontrollimi i veturës së deputetit Adem Grabovci, në momentin e hyrjes në Prokurorinë Speciale të Kosovës, aty ku të mërkurën është marrë në pyetje për shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, u ka kushtuar me suspendim 3 policëve kosovar.

    Disa minuta pas raportimit të Insajderit, Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin, duke thënë se pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, janë ndërmarrë të gjitha “veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qendrimit në objekte.”

    Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut, Hoxha, ndaj “zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndërmarr masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është iniciuar procedura e brendshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi.” /Insajderi

    Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark