×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Burrë e gruan vdesin në Bjeshkët e Junikut për Insajderin deklarohen nga Policia e Prokuroria

    Insajderi
    25 December 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burrë e grua kanë vdekur në Bjeshkët e Junikut.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi derisa shtoi se vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku i QKMF’së.

    “Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dal komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, tha ai.

    Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikci.

    Ai shtoi se janë duke i hetuar arsyet që quan në vdekjen e tyre.

    Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, deklaroi ai.

    Mediat lokale kanë bërë me dije se bëhet fjalë për pronarin e fabrikës së ujit, “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshorten e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark