Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë konfiskuar dy armë zjarri dhe tri thika në rajonin e Prishtinës.
Po ashtu, bëhet e ditur se sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme.
“Gjatë dy ditëve të fundit nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion pesë persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika. Sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme të rajone të Prishtinës. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit.”, thuhet në njoftim.
Tutje, PK-ja njofton se njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.